Your cart
There are no more items in your cart
Kush thotë, se kur je njëmbëdhjetë vjeç nuk ke probleme? Kur je njëmbëdhjetë vjeç duhet të ndërrosh shkollën, “Të rriten qimet e para, ose të dalin dhëmbët si të kastorit”. Dhe po qe se këtyre halleve u shtohen edhe dy teze dhe një gjyshe, që fusin hundët kudo, edhe një emër më i gjatë se vetë shtati yt, atëherë jeta mund të të bëhet vërtet e vështirë.