Jehonat E Parisit

Jehonat E Parisit

B23183
700 Lekë
Jose Maria Eca De Queiros
ISBN: 9789928063137
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2021
Number of Pages: 241

Komunistët hyjnë dhe jezuitët dalin. Asgjë nuk më duket më e pakuptimtë sesa ky debim. Zoti e di mirë që mua nuk më pëlqejnë jezuitët, gjithçka tek ata është antipatike për mua: fytyra thatime dhe shikimi i shtrembër, veladoni i përzishëm, morali i tyre, substanca e tyre e urrejtshme teologjike, shkenca e tyre e thatë dhe hieratike, stili i tyre i ftohtë arkitektonik, mënyra e tyre e të pasuruarit, me kontabilitetin të shkruar në greqishte, idhujtaria e tyre harbute dhe e gabuar për Virgjëreshën Mari, organizimi i tyre i errët dhe konspirativ, që bën që shoqëria t'i shëmbëllejë një karbonarizmi teokratik. Por t'i shpërndash më duket jashtëzakonisht jopolitike, e palogjikshme dhe idiote. Nëse mëtohet të shkatërrohet ndikimi i tyre tragjik në shoqërinë franceze, atëherë duhet dëbuar i gjithë kleri, por të gjithë e dinë që Kisha është tërësisht e mbrujtur me shpirtin jezuitik. Katolicizmi është jezuitizëm.
Ai që qeveris Kishën nuk është Leoni XIII, Papa i Bardhë; është Papa i Zi, ati Beckx. Dhe kleri i rregullt e pranon këtë solidaritet me shoqërinë, mbulohet me të si me një flamur, dhe e quan veten të lënduar nga ligjet që drejtohen kundër institutit të Shën Injacit. Nëse duam të eliminojmë mësimin e jezuitëve, fatal për shpirtin e brezave të rinj, kthehemi te e njëjta nevojë logjike për të hequr çdo mësim klerikal, të ngjashëm, paralel, me atë që vjen nga jezuitët. Ç'vlerë ka të mbyllim tre apo katër institucione shoqërisë, nëse mbetet një kler i tërë kompakt për t'i zëvendësuar si pedagogë, si konspiratorë dhe si armiq të demokracisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.