Nate E Dite

Nate E Dite

B15749
1.200 Lekë
Virginia Woolf
ISBN: 9789928175403
Publisher: Pegi
Publication Year: 2014
Number of Pages: 540

"Natë e ditë” nga Virginia Woolf është botuar për herë të parë në 1919-n. I
ambientuar në Londrën eduardiane, “Natë e ditë” paraqet kontrastet midis
jetëve të përditshme dhe lidhjeve romantike të dy grave. Romani analizon
raportet midis dashurisë, martesës, lumturisë dhe suksesit.
“Natë e ditë” prek tema si e drejta e grave për të votuar; nëse dashuria dhe
martesa mund të ekzistojnë së bashku dhe nëse martesa është e nevojshme
për lumturinë.
Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të
paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe
pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin. Teksa ajo mundohet të
vendosë, jetët e dy grave të tjera – aktivistja për të drejtat e grave, Meri
Daçit, dhe nëna e Katerinës, Margaret, e cila po mundohet të mbledhë
dokumentet, historitë dhe kujtimet e babait të saj në një biografi – përzihen
me të sajën, duke pasur kështu pasoja intriguese. Romani i dytë i Virginia
Woolf-it është një histori delikate dashurie, një komedi shoqërore, por ai
edhe minon këto tradita duke ngritur pyetje mbi rolin e gruas dhe natyrën e
vërtetë të jetës njerëzore.
Një përzierje intriguese e shekullit XIX dhe XX, e klasikes dhe e modernes,
e ndikimit të së kaluarës dhe e risive të së ardhmes. Me gjithë ndryshimin e
madh që kjo vepër ka nga veprat e mëvonshme të saj, ky roman është ende
pashmangshmërisht Woolf. Vetëm ajo mund ta përshkruajë atmosferën e
mrekullueshme të shëtitjeve muzgore në Londër, vetëm ajo mund të
përshkruajë me kaq pasion dhe vetëdije rëndësinë e punës për një grua,
vetëm ajo mund të sjellë në jetë veçantitë e një familjeje që shenjtëron të
kaluarën dhe vetëm ajo mund të krijojë prozë me copëza të një bukurie kaq
të plotë, sa lexuesi mundet veç të ndalojë e t’i rilexojë ato sërish e sërish,
duke i pirë fjalët me një etje që nuk mund të shuhet.
“Natë e ditë” flet për dallimet midis burrave dhe grave, por flet edhe për
dallimet midis shpirtit dhe shoqërisë, si dhe se si ne shpesh jemi të detyruar
të sillemi në një mënyrë krejt të kundërt me atë çfarë dëshirojmë vërtet,
vetëm për të kënaqur të tjerët dhe për t’u konformuar me pritshmëritë e të
ngjashmëve tanë. Ekziston një errësirë, një thellësi e pamendueshme brenda
secilit prej nesh, të cilën nuk na lejohet kurrë ta nxjerrim në dritën e diellit; e
si presim të gjejmë lumturinë kur kaq shumë prej vetvetes sonë të vërtetë
është e detyruar të rrijë e fshehur?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.