Kryeveprat

Kryeveprat

B10768
2.500 Lekë
Dino Buzzati
ISBN: 9789995638566
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2010
Number of Pages: 1026

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për lexuesin shqiptar.
Shkrimtari i njohur Zija Çela, njëkohësisht edhe babai i përkthyesit të përfshirë në këtë vepër, në një bisedë që kemi bërë, ka thënë se njerëzve u bëhen monumente pas vdekjes, ndërsa shkrimtarëve u bëhen monumente me libra. Korpusi i plotë që sapo kemi hedhur në treg është një homazh ndaj veprës së Buzzati – t, ndaj letërsisë italiane dhe pse jo edhe ndaj asaj letërsie që asnjëherë nuk vdes. Opusi i Buzzati – t vjen në një përmbledhje serioze, shërbimin ndaj së cilës jemi munduar ta bëjmë sa më kompleks", shprehet Gëzim Tafa.
Kjo vepër prej njëmijë faqesh është e shoqëruar me një jetëshkrim dhe një bibliografi të plotë të Buzzati – t. Tregimet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij korpusi. Ndonëse më parë disa prej tregimeve janë përkthyer pjesërisht nga autorë të ndryshëm në kohë të ndryshme, kjo vepër në 60 tregime është më e plota në tipologjinë e vet, për faktin se vetë Buzzati është kujdesur për përmbledhjen e këtyre tregimeve.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.