Dashuria Ne Koherat E Koleres

Dashuria Ne Koherat E Koleres

B17957
1.500 Lekë
G.g Marquez
ISBN: 9789928226129
Publisher: Onufri
Publication Year: 2016

“Ishte e pashmangshme…” Kështu nis rrëfimi i kësaj historie në brigjet Karaibe të Amerikës së Jugut – një histori që vjen nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë deri në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, e që ndjek jetën e tre vetave me fatet e ndërthurura të tyre. Megjithatë, në fillim asgjë nuk duket e pashmangshme, sepse ky është rrëfim për një dashuri të pashpërblyer, më saktë, për një dëshmi prej pesëdhjetë vjetësh, nëntë muajsh dhe katër ditësh. Sepse kaq i është dashur Florentino Arizës të presë për t’i shprehur, edhe një herë tjetër, dashurinë e tij të pashuar Fermina Dazës, me të cilën kishte rënë në dashuri, dhe që e kishte bërë të vetën shumë vite më parë. Veçse, qe hiri i tij i mbrapshtë që këtë shprehje të dashurisë ai e bëri në funeralin e bashkëshortit të saj, njërit prej burrave më të shquar të kohës së tij, mbrojtës e përkrahës i arteve, profesor i mirënjohur në mjekësi dhe njeriu që qe në krye të fushatës kundër epidemisë së kolerës që pati rrënuar vendin. E tronditur nga fjala e guximshme e Florentinos, Fermina e nxjerr jashtë shtëpisë.
Por nuk është veçse fillimi. Me dorën e sigurt, humorin dhe urtësinë e mençurinë e rrallë të një mjeshtri të prozës, García Márquez-i i zbret ata (dhe lexuesin) në kohë, në ato ditë të para kur qenë njohur, dëshmuar dhe detyruar për t’u ndarë. Ai rrëfen si marrin rrugë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri – Florentino me poezinë e tij, me daljen në krye të vendit në punën e tij, dhe (megjithë përkushtimin ndaj Fermina Dazës) në vardisjen e vazhdueshme prej femrave. Lexuesi sheh sesi Ferminës i vjen rrotull beqari më i pëlqyer i kohës së vet, Doktor Juvenal Urbino de la Calle; si martohen këta të dy; si përjetojnë gjithë ngjarjet dhe emocionet – muajin e mjaltit, pasionin, pabesitë e vogla, ndarjen, besimin dhe aventurat – të gjitha këto pjesë e periudhës së gjatë e të fuqishme të martesës. Dhe pastaj, në atë pikë, që mund të duket si dita e mbrame e jetës së tyre, Fermina Daza dhe Florentino Ariza puqen bashkë edhe një herë tjetër, në një takim, përfundimi i të cilit është aq fatal e aq emocionalisht me ankth.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.