Arti I Kendimit

Arti I Kendimit

B25655
1.260 Lekë
Elife PodvoricA-Jashari
ISBN: 9790801959003
Publisher: Dukagjini
Publication Year: 2023
Number of Pages: 164

ARTI KENDIMIT i autores Elife Podvorica-Jashari, është një botim i një rëndësie të vecante per kurikular arsimore në shkollat profesionale të muzikës dhe kjo vihet në pah spesh në shpakjen e parë të tij. Ne kete botim përfshihen këndvështrime të përmbledhu ta, nga arti performances e teknikat interpretuese e deri te pedagogjia vokale. Më tej. autorja na prozanton edhe diskutime të problemeve karakteristike të zhvillimit të artit të kendimit, duke përvetësuar keshtu edhe një qasje analitike.
Per mua, pervojat e para me kendimin, si për çdo femije, erdhën në formën e lojës së lirë, shpesh duke iminuar dukuri natyrore e deri te kengetaret pa dallim zhanri, stili etj. Shumë nga femijet qe dikur kengen e kishin pasion, gjedhin që formimin e tyre profesional t'ia dedikojnë përsosurise vokale. Dhe, kështu, ata fillojnë të mësojnë muzikën profesional- isht, të njihen me ndikimin dhe mënyrën e mësimit te saj. Kjo për shume arsye, që do të shtjellohen edhe në këtë botim, është
domethenése edhe për pedagogët e muzikes artistike në Kosovë, në veçanti ata të kën dimit lirik. Sot, shkenca ka bere shumë depërtime në fushën e pedagogjise vokale, shpesh edhe duke shmanguar informacione mbi aspektet fizike të të kënduarit e deri te teknikat e ndryshime interpretuese. Ky botim fokusohet në mësimin e të kënduarit drejt, nga hapat e parë të koordinimit teknik të instrumentit të këndimit deri te teknikat interpretuese, te cilat vijnë si rezultat i aplikimit të të kënduarit për qëllime edukimi.
Duke qenë vetë pedagoge në këtë fushë, autorja Elife Podvorica - Jashari, na evidenton edhe njohjen e literatures per funksionin vokal dhe akustikën e zërit. Përveç tekstit të pasur, botimi shoqërohet me shume fotografi, si dhe me shtojcën e burimeve dhe litera- tures, të cilat shqyrtojnë problematika të zgjedhura nga vete autorja.
Ky botim, përmes edukimit, shqyrton metodat dhe motivimet e shumta per pedagogjinë vokale, duke promovuar të kënduarit, jo vetëm si një formë arti që lind nga instrumenti muzikor e që gjender brenda çdo individi, por edhe funksionet psikologjike dhe didak tike të saj. "Arti i këndimit shtjellon edhe komponentin e performances, kombinimin e teknikës me ndjeshmërinë, e cila mundëson forcimin e relacionit me audiencën. Kjo pune e pavarur e autores për literaturën e mangët të këtij lloji në Kosovë, është një burim
i çmuar për këdo që identifikohet si këngëtar, dëshiron të bëhet këngëtar, panon me
kengetare ose është i interesuar për aplikimin e këndimit për qëllime edukimi. Te nderuar lexues, ju shijojeni botimin, kurse unë nga tërë kjo që u tha me sipër, e pergezoj autoren për përgatitjen dhe botimin e këtij materiali. Une si muzikologe, e cila për mision ka marrë pasurimin e fondit të literaturës muzikore në vend, do t'i sugjeroja micësisht të gjithë pedagogët të fillojnë apo të mos ndalen në kërkime të tilla shkencore, kurse autorja të na sjellë vazhdimisht botime të këtij karakteri si "Arti i këndimit”, të cilin së shpejti ne do ta kemi në duar.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.