Praktikat Sekrete Te Frimasoneve Sufi

Praktikat Sekrete Te Frimasoneve Sufi

B24593
1.100 Lekë
Baron Rudolf Von Sebottendorff
ISBN: B24593
Publisher: Mirela Cako
Publication Year: 2022
Number of Pages: 121

Ashtu siç filozofët tregojnë për përbërjen e eliksirit, e cila është vepra e parë që është ajo gjë, e cila është e drejtë dhe gjendet kudo, sepse është në çdo person dhe gjendet me çdo person. Adami e mori me vete nga parajsa, al e barti me vete kur vdiq dhe u varros me të. Për këtë arsye alegoria e të mençurve thotë se kjo gjë është dielli i rafinuar, që është ari i rafinuar i sjellë në fuqinë më të lartë të mineralit Prandaj është thënë në një libër për këtë ar: ne blejmë shumë nga rrëshira jonë dhe nga ari i vogël. Sipas Albertus në një libër rreth mineraleve është thënë dhe provuar se ari është i pranishëm dhe mund të gjendet kudo sepse nuk ka asgjë të përberë prej katër elementeve që nuk përmbajnë natyrshëm arin në pastërtinë më ekstreme. Prandaj, ai gjithashtu thotë se gjendet kudo. I njëjti Albertus thotë dhe vërteton aty se fuqia më e madhe minerale është tek çdo person dhe kryesisht në kokë midis dhëmbëve, kështu që në kohën e tij është gjendur ar midis dhëmbëve të tyre, në varret e personave të vdekur prej kohësh, mbi sipërfaqen, ne trajtë bërthamash të zgjatura, të cilat, siç thotë ai, nuk do të ishin të mundshme nëse ajo fuqi minerale nuk do të ishte te personi, fuqi që është gjithashtu në eliksirin ose përbërjen që përmendëm. Për këtë arsye thuhet se ky gur është në çdo person, edhe Adami, etj. Pasi kemi parë dhe kuptuar këtë, ne kthehemi mbrapsht tek tema jonë. Ne nuk duhet të mendojmë keq për një person modern nëse ai tund kokën mbi thënie të tilla dhe e lë këtë libër mënjanë

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.