Mesimet E Fshehta Te Te Gjitha Koherave

Mesimet E Fshehta Te Te Gjitha Koherave

B13690
Out-of-Stock
700 Lekë
Manly Hall
ISBN: 9789995657758
Publisher: Plejad
Publication Year: 2012
Number of Pages: 296

Manly Palmer Hall (18 mars 1901 – 29 gusht 1990), i lindur kanadez, ka qenë shkrimtar dhe mistik. Ka të ngjarë që ai të jetë më i famshëm për veprën e tij "Mësimet e fshehta të të gjitha kohërave", botuar në vitin 1928, kur ishte vetëm 27 vjeç. Është thënë se në vitin 1953, Hall u bë kalorës mbrojtës i Grupit Masonik të kërkimeve të San Françiskos, ndonëse ai nuk njihej si mason deri më 22 nëntor 1954, kur u pranua në Lozhën Xhevahir numër 374 të San Françiskos. Më vonë ai mori gradën e 32 – të në Vallej të San Françiskos, AASR (SJ). Në vitin 1973, Hall u njoh si mason i gradës së 33 – të (grada më e lartë që jepet nga Këshilli i Lartë i Ritit Skocez) në një ceremoni të zhvilluar në Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) më 8 dhjetor 1973. Shënimi arkivor për Manly Palmer Hall thotë që Hall mori gradën e 33 – të "pavarësisht që nuk ishte pranuar kurrë në shoqërinë fizike". Gjatë karierës së tij mbi 70 vjeçare, Hall mbajti afro tetë mijë leksione në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, shkroi mbi 150 libra dhe ese, si dhe një numër të pafund artikuj revistash. Ai shfaqet në hyrjen e filmit të vitit 1938 "Kur ti linde", një film me mister vrasjeje, që përdor astrologjinë si çelës për zbërthimin e tij. Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.