Heronjte E Miteve Antike

Heronjte E Miteve Antike

B16492
Out-of-Stock
1.800 Lekë
Vojtech Zamarovsky
ISBN: 9789928129222
Publisher: Pakt
Publication Year: 2015
Number of Pages: 552

Libri Heronjtë e miteve antike i mitografit tw njohur çek Vojtech Zamarovský-t,” wshtw njw fjalor sistematik i mitologjisw, shoqwruar me pwrshkrimin e artefakteve dhe motiveve nga antika deri nw shekullin XX. Termat mitologjikë dhe eponimet, janw uniformuar sipas ngulitjes apo traditws sw pwrkthimeve tona mw tw shquara, duke shmnagur luhatjet e pashmnagshme nw njw vepwr kaq gjithpwrfshirwse tw kulturws sw madhe antike. Sh.B.
Përkthyesi i ndërgjegjshëm, madje edhe ai që ka njohuri nga filologjia klasike greke e romake do të mund të ndeshej në vështirësi të pakapërcyeshme, pwr sa i përket terminologjisë mitologjike, madje qofshin edhe vetëm emrat. Emrat grekë e romakë këtu i kemi shkruar sipas sistemit që e kemi mësuar në gjimnazin klasik.
Arsyeja pse vendosëm ta marrim këtë autor është erudicioni i tij, paraqitja e thjeshtë, shkrimi i rrjedhshëm, fundamenti shkencor, por pa ngarkesa të referencave shkencore. Me këtë libër lexuesi i kohërave tona në mënyrë të lehtë “bëhet bashkëkohanik i qytetërimeve të kaluara dhe pjesëmarrës në dramën që quhet histori”. Por jo vetëm kjo. Me këtë vepër lexuesi i librit bëhet vizitor i galerive të shquara botërore që krenohen me veprat artistike që e trajton tematikën mitike. Sepse siç thotë Albert Bazalà: “Secili është i detyruar në mënyrë të vetën, sipas fuqive të veta në vete dhe jashtë vetes, domethënë se jeta ka edhe anën e jashtme, për ta shprehur idenë e njeriut”.
Derisa miti që nga zanafilla është me karakter simbolik, cikli heroik është i lidhur ngushtë me vendin e ngjarjeve në të cilat tregohet tradita e ndonjë rendi lidhur me heroin e saj, si Herakliu, Tezeu, Argonautët, Jasoni etj. Grupi qw përbëhet prej “eposeve” në të cilin hyn “Iliada”, “Odisea”, “Edipi”, “Eneida”, kanë të bëjnë me aventurat e njerëzve të vdekshëm. Tipi më i shpeshtë i legjendës është anekdota etiologjike, përkatësisht njw tregim i caktuar për shpjegimin e një detaji befasues, një anomalie apo sakrifice, pwr emrat e qyteteve.
Në fund me dominimin e “Logosit” mbi “mythosin” desakralizami i miteve bëhet deri në fund si rezultat i arsyes mbi imagjinatën. Ky proces shpreh edhe epokën e paraqitjes së shkrimit ku e tërë ajo imagjinatë derdhet në tregim letrar. Fundja mitet greke dhe romake “i njohim si dokumente letrare dhe artistike” e jo si “traditë gojore” dhe që kështu “paraqesin një triumf të veprës letrare mbi besimin religjioz”.
Ak. Zef Mirdita

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.