Dijet E Te Lashteve

Dijet E Te Lashteve

B24720
700 Lekë
Francis Bacon
ISBN: 9789928259370
Publisher: Akropoli I ri
Number of Pages: 144

Mitet gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e qenies njerëzore për konstruktin dhe mesazhet që përcjellin. Francis Bacon në këtë libër tregon dhe analizon 31 mite të lashta greke nën dritën e asaj që ai e quan "të mësuarit e ri", çka nënkupton një qasje me një metodë të re shkencore kundrejt dijes. Këto histori mbartin mesazhe të fshehura dhe një dije të kondensuar për çështje të qenësishme për njeriun si morali, filozofia, politika, drejtësia, shkenca, arti, virtyti, pushteti, jeta, vdekja. Universi, e verteta, dashuria etj Autori na fton të bëjmë një qasje të re kundrejt këtyre rrëfenjave të pakohë, të cilat, sipas optikës së tij filozofike, na shfaqin përmes formave letrare apo gojëdhënore një perceptim dhe kumtesë mbi ligjet themelore që udhëheqin e qeverisin si brendësinë e njeriut ashtu
edhe atë të Universit.
Në përmbajtjen e librit do të analizohen figura mitologjike si: Tifoni, përbindëshi i tmerrshëm i antikitetit grek, si simbol i zmadhimit: Panin. si simbol i natyrës ose universalitetit; Orfeun ose Filozofinë; Proteusin ose Materien: Sfinksi ose Shkencën. Proserpina ose Shpirti; Metis ose Këshilli, etj.. Ky libër nuk na fton në lexim, por në një thellim dhe reflektim real, duke u nisur nga një qëndrim filozofik e shkencor ndaj parimeve dhe ligjësive të fshehta që drejtojnë njerëzimin dhe Universin.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.