Homeri, Iliada

Homeri, Iliada

B08880
Out-of-Stock
800 Lekë
Alessandro Baricco
ISBN: 9789992794895
Publisher: Zenit
Publication Year: 2005
Number of Pages: 168

Pak rreshta për të sqaruar si lindi ky tekst. Kohë më parë kam menduar që do të ishte bukur sikur të lexohej në publik, për orë të tëra, krejt Iliada. Kur i gjeta ata që ishin të prirur për ta realizuar një iniciativë të tillë m‘u shfaq menjëherë e qartë që, në të vërtetë, ashtu siç ishte, teksti qe i palexueshëm: do të ishin nevojitur nja dyzetë orë dhe një publik me të vërtetë shumë i durueshëm. Kështu, mendova të ndërhyja, për ta përshtatur ndaj një leximi publik.
Pothuajse kurrë nuk kam prerë skena të tëra: ky është rregulli, por duhet të theksoj përjashtimin më të dukshëm: kam prerë të gjitha shfaqjet e zotave. Siç dihet, zotat ndërhyjnë mjaft shpesh në Iliadë, për të drejtuar ngjarjet e për të diktuar rezultatin e luftës. Këto janë, ndoshta, pjesët më të huaja për ndjeshmërinë moderne, e shpesh thyejnë rrëfimin, duke shkapërderdhur një shpejtësi që, në fakt, kishte për të qenë e jashtëzakonshme. Megjithatë, nuk do t’i kisha hequr nëse do të isha i bindur që ishin të nevojshme.
Tej gjestit të zotit, teksti homerik përmend thuajse gjithmonë një gjest njerëzor që dyfishon gjestin hyjnor dhe, si të thuash, e risjell në tokë. Sadoqë gjestet hyjnore përcjellin të pamatshmen që shpesh haset në jetë, Iliada megjithatë tregon një këmbëngulje të habitshme për të kërkuar një logjikë të ngjarjeve që ka njeriun për krijues të fundëm. Nëse, pra, hiqen zotat nga teksti, ajo që mbetet nuk është edhe aq një botë jetime dhe e pashpjegueshme, sa një histori shumë njerëzore ku njerëzit jetojnë në fatin e tyre, siç do mund të lexonin një gjuhë të shifruar së cilës ia njohin pothuajse terësisht kodin. Si përfundim: heqja e zotave nga Iliada ka gjasë të mos jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar qytetërimin homerik: por më duket një mënyrë shumë e mirë për të rifituar atë histori, duke e sjellë në orbitën e rrëfimit tonë bashkëkohor. Siç thoshte Lukásh: romani është epopeja e botës së braktisur prej zotave.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.