Mitologji Ne Eposin E Kreshnikeve

Mitologji Ne Eposin E Kreshnikeve

B11924
1.500 Lekë
Shaban Sinani
ISBN: 9789928109088
Publisher: Naimi
Publication Year: 2011
Number of Pages: 400

Në monografinë “Mitologji në eposin e kreshnikëve” të Shaban Sinanit eposi shqiptar është trajtuar nga të gjitha anët: historike (rruga e formimit), diakronike (prej formulimit të tezave të para shkencore deri tek debatet e sotme), mitologjike (shtresimi i vlerave letrare të tij prej fazave më të hershme të mendimit të figurshëm), hapësinore (trajtohet më vete çështja e vendformimit të eposit dhe e kuptimit të hapësirës në përfytyrimin mitologjik), krahasuese (ka disa përqasje në rrafsh ballkanik), strukturore (një vend të rëndësishëm zë në punim trajtesa rreth mekanizmit të qarkullimit gojor të eposit nëpër breza).
Ky vështrim i shumanshëm e bën monografinë e Shaban Sinanit një ndër më të arrirat, në mos më të arrirën, ndër studimet që janë shkruar deri tani për eposin legjendar. Ajo është një arritje e shkencës etno-folklorike shqiptare. Aparati konceptual i autorit është befasues për plotninë e tij, për aftësinë e mprehtë kritike. Meritë e veçantë e kësaj monografie është se autori ka kombinuar me sukses metoda të ndryshme: historike, etnologjike, etnopsikologjike, gjuhësore, strukturaliste, krahasimtare, duke shfrytëzuar për të forcuar argumentin shkencor avantazhet e secilës prej tyre.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.