Legjendat Me Te Bukura Te Mitologjise 2

Legjendat Me Te Bukura Te Mitologjise 2

B19622
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Arian Leka
ISBN: 9789928230126
Publisher: Poeteka
Publication Year: 2017
Number of Pages: 264

Ky libër vijon disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian, të cilat fillojnë me vëllimin 1. Pas miteve rreth perëndive të Olimpit, historia ndjek jetën e Prometeur, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit. Në veprat e Eskilit dhe Miltonit shkruhet se e lidhën me zinxhirë mbi shkëmb, prej nga shqiponja e mundonte çdo ditë, duke i shqyer mishin dhe duke ia copëtuar me sqep e me kthetra mëlçinë. Por dikush tjetër, për ta demistifikuar dhe për t’iu qasur të vërtetës në një tjetër mënyrë, ka shkruar se përtej madhështisë, duhet të shtojmë se bamirësi i njerëzimit ishte gjithashtu edhe vjedhës, mashtrues dhe besëpakë. Tradhtoi llojin të cilit i përkiste, titanët, për t’i ndenjur pranë njeriut.
I njëjti zot-ndëshkues, dënon një titan të fuqishëm dhe të ditur, Atlasin, që njihte lundrimin dhe astronominë. Për shkak të kryengritjes dhe mosbindjes, ai u dënua të mbante përjetësisht mbi supet e tij sferën qiellore. Ka autorë që gjejnë te kjo figurë fajtorin që ndaloi Tokën dhe Qiellin të takoheshin, duke i mbajtur përjetësisht larg. Kanë shkruar edhe se ai nuk ishte aspak mikpritës, nuk u jepte strehë udhëtarëve dhe pengonte çdokënd të merrte mollët e arta, për të cilat kujdeseshin bijat e tij.
Një tjetër personazh mitik, mbret në Korintin e një herë e një kohe, i pandehur për mashtrim, u dënua të shtynte pafundësisht një gur deri në majën e malit të pjerrët. Prej aty guri rrokullisej poshtë sërish, duke ia bërë mbretit Sizif të pafrytshme përpjekjet dhe të pafundmë mundimin.
Por thuhej, gjithashtu, edhe se ky mbret ra viktimë e zilisë, pasi zgjuarsia e tij filloi t’ia kalonte zgjuarsisë së kryezotit dhe kjo, me sa duket, ka qenë dhe mbetet diçka që të rrezikon.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.