Ku Do Shkojme O Ba?

Ku Do Shkojme O Ba?

B10564
500 Lekë
Jean Louis Fournier
ISBN: 9789995638634
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2010
Number of Pages: 160

"Ku do shkojmë, o ba'?" është botuar nga Editions Stock në 2008 dhe është fituese e çmimit "Femina" në Francë. Dy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean – Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit.
Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë." Atë ua ka lëshuar komisari i Republikës për Parisin.
Niveli i paaftësisë së tyre në përqindje, është 80 %. Komisari i Republikës, që nuk ushqen asnjë iluzion në lidhje me zhvillimin e tyre, ua ka lëshuar si dokument "të përhershëm". Karta është me fotografi. Kokën e kanë të çuditshme, vështrimin të përhumbur...
Çfarë po mendojnë? Karta e tyre ende më shërben. Nganjëherë e vë te xhami i përparmë i makinës kur kam parkuar keq. Falë tyre i shmangem ndonjë gjobe. Maria, ime bijë, u tregoi shoqeve të klasës që ka dy vëllezër handikapatë. Ato nuk deshën ta besonin. I thanë që s'ishte e vërtetë, që ajo po shiste mend.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.