Qen Kashte

Qen Kashte

B21748
800 Lekë
John Gray
ISBN: 9789928185839
Publication Year: 2019
Number of Pages: 240

Në "Qen kashte", Gray shpalos një sulm ballor ndaj humanizmit, duke e cilësuar atë si një surrogat të fesë së krishterë, prej nga humanizmi merr idenë e progresit njerëzor drejt një fundi të lumtur. Në tërësi, Gray orvatet të çmontojë utopitë e vjetra e të reja të mendimit politik perëndimor, me qëllim që të vrojtojë sa më qartë dhe pa iluzione historinë dhe gjendjen e njeriut në botë.
Në parathënie, autori shkruan:
"Veprimi politik është bërë surrogat i shëlbimit; por asnjë projekt politik nuk mund ta shpëtojë njerëzimin nga gjendja e vet natyrore. Sado radikale të jenë, programet politike janë mjete: mekanizma modeste për t’u përballuar me të këqijat periodike. Hegeli shkruan diku se njerëzimi do të jetë i lumtur vetëm kur të jetojë në një botë të krijuar nga ai vetë. Në të kundërt, libri ‘Qen kashte’ sugjeron t’i largohemi solipsizmit njerëzor. Njerëzit nuk mund ta shpëtojnë dot botën, por s’kemi pse të dëshpërohemi. Bota nuk ka nevojë të shpëtohet. Për fat të mirë, njerëzit nuk do të jetojnë dot kurrë në një botë të krijuar nga ata vetë."

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.