Parime

Parime

B22892
Out-of-Stock
2.500 Lekë
Ray Dalio
ISBN: 9789928265395
Publisher: Minerva
Publication Year: 2021
Number of Pages: 567

Ray Dalio tregon parimet jokonvencionale të jetës dhe të punës të cilat e bënë këtë djalë të zakonshëm të klasës së mesme nga Long Island, një nga njerëzit më të suksesshëm të kohës sonë – dhe që mund të përdoren nga kushdo për të arritur synimet.
“Ray Dalio më ka dhënë këshilla dhe njohuri të paçmueshme të cilat tani mund t’i gjeni
te libri Parime”.
—BILL GATES
“Më është dukur vërtet i jashtëzakonshëm. Çdo faqe ka kaq shumë parime të shkëlqyera dhe njohuri – dhe më pëlqen jashtë mase mënyra se si Ray ndërthur historinë dhe jetën e tij në një mënyrë kaq elegante”.
—TONY ROBBINS
“E dua absolutisht këtë libër. Është i shkruar bukur dhe i mbushur me mençuri të tillë”.
—ARIANNA HUFFINGTON
* * *
Në vitin 1975, Ray Dalio themeloi kompaninë Bridgewater Associates nga apartamenti i tij me dy dhoma në New York City. Pas dyzet vitesh Bridgewater është kompania e pestë private më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara (Fortune) dhe u ka kthyer më shumë para investuesve sesa çdo hedge fund tjetër në histori (Bloomberg). Përgjatë rrugës, Dalio zbuloi një set me parime unike të cilat ai beson se janë arsyeja pas suksesit të tij, e që tani i tregon në këtë libër.
Edhe pse libri Parime është i mbushur përplot me ide origjinale, thelbi i tij është një qasje e qartë dhe e drejtpërdrejtë ndaj vendimmarrjes – përfshi procesin novator të Dalio-s të “peshimit sipas besueshmërisë” – të cilat çdokush mund t’i zbatojë, pavarësisht asaj që kërkon të arrijë. Libri gjithashtu paraqet një model për krijimin e “një meritokracie idesh që synon punë kuptimplotë dhe marrëdhënie kuptimplota përmes së vërtetës radikale dhe transparencës radikale”, e cila është arsyeja e suksesit të Bridgewater-it. Këtu, nga një burrë që quhet “Steve Jobs-i i investimit” prej revistës CIO, gjendet një mundësi e rrallë për të marrë këshilla të vërtetuara të cilat nuk ngjasojnë me asgjë që do të gjeni në shtypin konvencional për biznesin.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.