C'eshte  Demokracia

C'eshte Demokracia

B23200
1.000 Lekë
Giovanni Sartori
Publisher: Dituria
Publication Year: 2010
Number of Pages: 334

A është e mundur të eksportohet demokracia? Ç’kuptim ka liria, laicizmi dhe zhvillimi në epokën e “përplasjes së qytetërimeve”?
DEMOKRACIA është sot një nga vlerat e pakta, mbi të cilën i gjithë Perëndimi duket i gatshëm për t’u betuar. Është në krye të qyte-tërimit, është forma më e mirë e mundshme e qeverisjes, është një arritje që duhet mbroj-tur. Por, ky pohim, herë-herë jokritik, na çon në rrjedhime të diskutueshme, siç është mendimi, që qytetërimi perëndimor është superior karshi qytetërimeve të tjera ose, që “eksporti i demokracisë” është jo vetëm i mundur, por i detyrueshëm.
Për t’u orientuar në një debat me tone gjithnjë e më të forta, sot nevojitet t’ia nisim nga vetë koncepti i demokracisë, ta pastrojmë këtë koncept nga veshjet ideologjike, ta rindër-tojmë historinë e gjatë dhe problematike, që është vetë historia e mendimit politik.
Ka një apo disa teori të demokracisë? Ka shumë teori të shumë demokracive apo një teori të një demokracie? Sot, më shumë se kurrë, të kuptuarit e demokracisë është problematik, i paqartë, i braktisur në lëvrimin e pakuptueshëm të debateve televizive.
Giovanni Sartori, politologu më i shquar italian, rindërton historinë e gjatë të këtij koncepti, vendos bashkë literaturën e pafundme mbi këtë temë duke nxjerrë një analizë të qartë dhe rigoroze. Prej saj rrjedh një vepër, që i përjashton modelet e kohës dhe nuk propozon “teorinë e re” të radhës.
Ç’është demokracia, i botuar për herë të parë më 1993, është bërë tekst bazë referimi dhe është përkthyer në gjithë botën.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.