Shkenca E Logjikes

Shkenca E Logjikes

B23315
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Hegel
ISBN: 9789928183590
Publisher: Plejad
Publication Year: 2021
Number of Pages: 277

“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohura
të Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë,
gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e
njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”. Ky libër
që po iu paraqisim është bazuar pikërisht në një botim dy-gjuhësh
(gjermanisht-italisht) të kësaj “Enciklopedie”. Një botim i tillë është
përdorur për disa arsye. Së pari, ndihmon me mënyrën krahasimore
të gjuhëve përkthimin e saktë të veprës. Së dyti, pë shkak se libri në
botimin italisht është i pajisur me një aparat didaktik. Përkthyesi dhe studiuesi i njohur italian i Hegelit, Vincenzo Cicero, dhe drejtuesi i botimit, filozofi Giovani Reale, përbri cdo numri seksioni të botimit në gjermanisht, në botimin në italisht ka një emërtim që përmbledh kuptimin specifik të atij seksioni. Po e njejta gje është shtuar edhe në emërtimin e pasazheve të veçantë brenda këtyre seksioneve. I gjithë ky sistem kapilar emërtimesh ndihmon jo vetëm në strukturimin shumë më të mirë të veprës, por sidomos në kuptimin më të saktë të saj. Së treti, “Enciklopedia” është një vepër e plotë filozofike në tre pjesë, që përveç “Shkencës së logjikës”, përbëhet edhe nga “Filozofia e natyrës” dhe “Filozofia e shpirtit”.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.