Meditime

Meditime

B23344
800 Lekë
Mark Aurelio
ISBN: 9789951817219
Publisher: Pema
Publication Year: 2021
Number of Pages: 159

MARK AURELI: MEDITIME
Përktheu nga origjinali: Col Mehmeti
Kolana e antikës te shtëpia jonë fillon pikërisht me një nga veprat më të njohura: "Meditime" nga Mark Aureli, përkthyer mjeshtërisht nga Col Mehmeti.
"Në të shtatëmbëdhjetën ditë të marsit të vitit 180, një muaj para se t’i mbushte 59 vjet, perandori romak lëshoi regëtimën e fundit. Mark Aurel Antonini – i fundit nga pesëshja vige e “perandorëve të mirë” – nuk po hahej më me luftën e kurrëmbarimtë në veri, që po tëharrte fuqitë e Romës shkëlqimplotë. Kur limes-i që lakadredhohej përgjatë rrjedhës së Danubit nuk po i frenonte më shkulmet e miriadave barbare, perandorinë e pllakosi murtaja fatale që posteriteti do ta quante “antonine” për shkak të përkitshmërisë me periudhën e perandorëve të artë.
Longobardët dhe fise të tjera gjermanishtfolëse zaptuan Panoninë duke zhgrehur kryengritje e batërdi përandej e përkëtej kufirit. “Qeveritarët në Iliri njoftonin se gjermanët kishin kapërcyer lumenjtë Rin dhe Danub dhe po shkretonin perandorinë romake”, kumton historiani grek Herodiani, autor i një historie që strumbullohet rreth këtyre ngjarjeve. Kjo mandatë do të sëmbonte ushtarët ilirë që ndodheshin në skajet lindore të Perandorisë, mbi supet e të cilëve rëndoi një mynxyrë e dyfishtë. Sipas Herodianit, “këta burra që kishin duruar krajata të shumta në fushatën perse tani mësuan që familjet e tyre ishin vrarë nga gjermanët”.
Vdekja e bashkëperandorit Luci Veri më 169 nuk e ligështoi Mark Aurelin që të çante përpara me mësymjen që arriti të dëlirte nga armiqtë provincat e Norikut dhe Retisë. Duke u nisur nga Karnuntumi (në Austrinë e poshtme), legjionet e Romës zunë një pjesë të madhe të asaj që sot përbën Sllovakinë Jugore. Më 179 dhe 180, fitoret do të pasoheshin me shpartallimin e fiseve markomane e kuade. Por, edhe brendatoka e perandorisë, domethënë viset e asajanshme ilire poshtë limesit dabubian, nën një ajër agjitimi po zienin nga hakërrime revoltash kaçake. Autori i Historiae Augustae vë re se si perandori Mark Aureli më 169 nisi të rekrutonte “banditë” të tillë nga Dalmacia e Dardania: “Latrones Dalmatiae atque Dardaniae milites fecit” (Ai madje ktheu kaçakët e Dalmacisë dhe Dardanisë në ushtarë). Sipas dëshmive mbishkrimore, të kësokohshme janë dy “cohortes Delmatarum” dhe dy të tjera “cohortes Aureliae Dardanorum”. Sipas András Mócsy, kohortat dardane u përdorën për stabilizimin e gjendjes së tallazitur ashtu sikurse edhe për ruajtjen e minierave dhe nyjave rrugore.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.