Perendimi I Idhujve Si Filozofohet Me Cekic

Perendimi I Idhujve Si Filozofohet Me Cekic

B02546
1.300 Lekë
Friedrich Nietzsche
ISBN: 9789928032096
Publisher: Uegen
Publication Year: 2014
Number of Pages: 191

Perëndimi i idhujve» është vepra më interesante e Niçes. Duke lexuar këtë vepër lexuesi ndien se nuk është ndonjë zotësi e vogël kthjelltësia për ta zotëruar mendimin, por veç me një kast: nëse paturpësia nuk ka aty pjesën e vet. Sepse një tepricë force nuk bën gjë tjetër veçse provon forcën. Si, po themi shndërrimi i vlerave, kjo pikëpyetje kaq e errët, e stërmadhe, që hedh hijen e saj mbi atë që bën. Një fat i tillë në një detyrë, na shtyn në çdo çast të veprojmë të themi drejt diellit, domethënë të heqim qafe me seriozitet atë që po na rëndon më tepër. Dhe: çdo mjet është i mirë për këtë, çdo ngjarje është e mirëpritur... Në veprën e Niçes filozofia përherë është përpjekur të kërkojë në mendjen dhe pyetjet e pafundme të njeriut për gjithçka që i rrethon, ku pyetja e parë është vetë qenia njeri, ekzistenca e tij. Ska se si edhe Niçe ti shmanget kësaj kërkese të përjetshme, por me origjinalitet dhe stil të veçantë, ndaj filozofia e tij, estetika dhe letërsia e tij janë sot e do të jenë në shekuj vepra mjaft të kërkuara. Në shqip dikur ai ishte një realitet i pakapshëm, sot të gjithë kanë mundësinë ta shijojnë për të kuptuar më mirë çka fshehim të gjithë brenda nesh Perëndimi i idhujve. Është e tepërt por edhe e vështirë të ritregosh filozofin gjerman pasi e ke lexuar, prej tij merr përgjigje pyetjesh e njëkohësisht kërkon të dish më tepër. Të njohësh vetveten është gjëja më e mençur. Edhe brezat e sotëm e kanë të nevojshme këtë gjë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.