Shtigjet E Estetikes

Shtigjet E Estetikes

B25906
2.800 Lekë
Metin Izeti
ISBN: 9786082760209
Publisher: LogoS-A
Publication Year: 2023
Number of Pages: 612

Në disiplinat që janë në kuadër të shpirtit, siç është arti, filozofia dhe feja (Hegel), nuk ka mundësi të gjinden përgjigje epistemologjike të drejta nëse platforma e dijes nuk është në paralelen e njëjtë me atë të qenies. Ose, arsyeja relative nuk ka mundësi t'u përgjigjet pyetjeve që janë lëndë e arsyes absolute. Një problem të tillë do ta hasim kryesisht në vlerësimin e çështjeve filozofike fetare dhe si pasojë edhe estetikën fetare. Estetika duhet gjithsesi t'i përgjigjet pyetjes se ku qëndron origjinaliteti dhe inovacionet brenda traditave respektabile artistike. Është në imitimin e imitimit (hija e hijes, Platoni) në vetë reflektimin (mimezisin, Aristoteli), ose në bartjen e spiritualitetit dhe pasqyrimeve të Një-shit (Plotini)?
Njeriu i kohës së re pasi që veten e ka vendosur në qendër të gjithësisë, gjithnjë problemin dhe mangësitë i sheh në anën e kundërt. Është e vërtetë nëse konstatohet se ka më shumë të vërteta, problemi është i pazgjidhshëm. Por, ekzistenca e më shumë të vërtetave e relativizon edhe kuptimësinë e jetës në gjithësi. Yjet, lindja e diellit, hëna, lindja, vdekja nuk mund të kenë disa të vërteta pasi kështu shndërrohen në kaos. Ata qëndrojnë në pozicionin e tyre me mënyrën e njëjtë të veprimit që nga fillimi i qenësisë në gjithësi dhe nga aspekti i të vërtetës janë statike, ndërsa pluralizmi paraqitet në mënyrat e observimit të tyre. E vërteta edhe në konotacionin estetik është e pandryshueshme, ndryshojnë qasjet, aksidencat, nuancat, etj.
Është fakt se e vërteta ka disa platforma dhe piedestale, si rrjedhojë secila preje tyre i ka trajtat e mendimit të veçantë për veten të cilat janë valide për strukturë shpirtërore të caktuar, ndërsa të vërtetat relative bëhen një e vërtetë atëherë kur janë në relacion të drejtë me qenien dhe përjetimet tona. Në këtë punim do të mundohem që,
duke i diskutuar idetë gjenerative të estetikës në historinë e mendimit njerëzor, të paraqes një qasje pak më ndryshe në lidhje me çështjet e estetikës në kuadër të mendimit filozofik, por duke pasur parasysh edhe konceptet dhe sfondin metafizik dhe religjioz, të cilat për një kohë të gjatë janë margjinalizuar nga analizat estetike në kohën e re.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.