Pragmatizmi

Pragmatizmi

B09773
Out-of-Stock
600 Lekë
William James
ISBN: 9994372039
Publisher: Plejad
Publication Year: 2005
Number of Pages: 216

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë: bindja që të gjitha parimet lipset të shihen më shumë si hipoteza në zhvillim e sipër se sa si aksioma rreptësisht metafizike. Si një shprehje moderne e empirizmit, pragmatizmi lulëzoi e arriti të ndikonte mjaft në jetën amerikane që në gjysmën e parë të shekullit të XX - të, duke u prirur t'i trajtonte rezultatet tradicionale filozofike nën dritën e zhvillimeve shkencore dhe sociale. Charles Sanders Piers njihet si ati themelues i pragmatizmit që në vitin 1870, duke e formuluar atë së pari si një teori e kuptimit. Ishte William James (1842-1910), një nga udhëheqësit më autoritarë të kësaj lëvizjeje, i biri i filozofit Henri James Senior dhe vëllai i romancierit të famshëm Henri James, ai që e zhvilloi pragmatizmin si një teori të së vërtetës. Sipas tij, idetë e vërteta janë "udhëheqëset" më të dobishme. John Dewey është një tjetër zë i fuqishëm pragmatist, ndikimi i të cilit në edukimin dhe teorinë sociale është mbizotërues ende edhe sot në shoqërinë amerikane.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.