Leter Mbi Humanizmin

Leter Mbi Humanizmin

B10179
600 Lekë
Martin Heidegger
ISBN: 9789995657222
Publisher: Plejad
Publication Year: 2010

Fragment nga libri : Ne vazhdojmë të mos mendojmë mjaftueshëm rreth thelbit të veprimit. Ne e shohim veprimin vetëm si shkakun e një pasoje, efektiviteti i së cilës vlerësohet sipas dobishmërisë së saj. Mirëpo, thelbi i veprimit është përmbushja. Të përmbushësh do të thotë të shpalosësh diçka në plotshmërinë e thelbit të saj, ta çosh atë përpara në këtë plotshmëri, producer.
Prandaj, vetëm ajo që tashmë është mund të përmbushet në të vërtetë. Por, ajo që “është” mbi të gjitha është Qenia. Mendimi përmbush lidhjen e Qenies me thelbin e qenies njerëzore. Ai nuk e prodhon këtë lidhje dhe as nuk e ndikon atë. Mendimi e sjell këtë lidhje në qenie vetëm si diçka që i është lënë në dorëzim vetë mendimit nga Qenia. Një dhuratë e tillë konsiston në faktin se në të menduarit Qenia vjen në gjuhë. Gjuha është shtëpia e qenies. Qeniet njerëzore banojnë në shtëpinë e saj. Kujdestarët e kësaj shtëpia janë mendimtarët dhe poetët. Kujdestaria e tyre përmbush shfaqjen e Qenies për sa ata e çojnë këtë shfaqje tek gjuha dhe e ruajnë atë në gjuhë nëpërmjet shqiptimeve të tyre.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.