Muri

Muri

B11265
800 Lekë
Jean PauL-Sartre
ISBN: 999274748X
Publisher: Dituria
Publication Year: 1995
Number of Pages: 176

Muri është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas Neverisë. Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i brendshëm plot tension zbulon në një moment të errët të fatit të tyre. Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm. Muri, Dhoma, Herostrati, Intimitet, Fëmijëria e një padroni janë pesë rrëfime, që nxjerrin lakuriq guximin dhe frikën përballë jetës. Vdekje, marrëzi, dobësi, zvetënim dhe gënjeshtra: rreth këtyre temave lidhet ekzistenca e protagonistëve të librit. Muri i qelisë ku përplasen mendimet e tre të dënuarve me vdekje, muret e dhomës me mistere tragjike seksuale dhe kriminale, gjesti zhurmëmadh i Herostratit kundër botës, kërkimi i kotë i një jete të re të Lulusë dhe në fund ndërgjegjja e trazuar e Lysjen Flërie janë fragmentet e shumta të një realiteti të çuditshëm.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.