Besimi Arsyeja Dhe Shpallja

Besimi Arsyeja Dhe Shpallja

B14448
700 Lekë
Tim Winter
ISBN: 9789928408518
Publication Year: 2013
Number of Pages: 185

Qysh prej mesit të adoleshencës, mbaj mend se kam jetuar në tëhuajësim të thellë nga bota moderne, me një dëshirë të pareshtur për t’u çliruar nga mediokriteti i saj madhështor. Ky ishte moderniteti, që, siç e ka përshkruar edhe Max Weber-i, dukej i ngecur në një “guaskë të fortë çeliku”, ku hekuri i kufizimeve natyrore ishte zëvendësuar nga lidhje të çelikta të bëra nga vetë duart tona, një tëhuajësim i tmerrshëm prej të cilit nuk ka zgjidhje politike që të mund të na çlirojë. Duke e parë situatën me pesimizëm, Weber-i ishte i sigurt se lumturia dhe vetëpërmbushja do të vinin përherë duke u tkurrur në këtë kohë të makinave, logjika e së cilës kërkon të rindërtojë subjektin njerëzor si konsumator dhe prodhues e asgjë më tepër. Vetë parimi i individualitetit që perëndimi, qysh prej Iluminizmit, ka marrë si bazë për përmbushjen vetjake, na ka mundësuar neve që “tjetrin” ta shohim vetëmse si objekt manipulimi; e rezultatet e kësaj kanë qenë shkatërrimtare. Familja, lagjja dhe komuniteti janë po aq të papërshtatshme për “të ngecurit në guaskën e çeliktë”, sa ç’është meditimi, lutja dhe arti që ekzistojnë vetëm si qëllim në vetvete. Herbert Marcuse, në vitet ’60, fliste për “njeriun njëdimensional”, të zënë në grackë pikërisht nga retorika mbi zgjedhjen dhe lirinë në një realitet totalitar të mundësuar prej teknologjisë, fuqia e zinxhirëve e të cilit buron nga gjithëprania, aftësia teknike dhe padukshmëria e këtyre zinxhirëve

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.