Pikellim Ne Nje Foto Te Vjeter

Pikellim Ne Nje Foto Te Vjeter

B20392
500 Lekë
Qerim Vrioni
ISBN: 9789928044389
Publisher: Emal
Publication Year: 2018

Autori i drejtohet një teme tejet të prekshme në artin botëror, siç është ajo e vdekjes. Duke iu drejtuar asaj kapet vetë thelbi i jetës. Është binom i përhershëm, ekzistencial, domethënës.
Në libër vijnë të detajuar, që nga foto “Gjon Pali me të bijën”, të cilës i bëhet një studim shterues e deri tek kryevepra e Mikelanxhelos “Pieta” në Vatikan, tabloja “Masakrat” e Zef Kolombit, grupi skulpturor “Shokët e Odise Paskalit, analiza e fotove “Duke u venitur” e fotografit Robinson, “Vdekja e Bismarkut”, ekzekutimi në karrigen elektrike, fotografuar nga Tom Hovard, “Vdekja e republikanit”, nga i famshmi Robert Capa dhe deri autorët shqiptarë Kristo Shuli, “Në ditën e varrimit të Papa Llambro Ballamacit, “Vajtimi i Nasim Elshanit” etj., duke u ndalur gjatë tek foto e Kolë Macës, që për nga realizimi, të kujton tablotë e piktorit të madh holandez Rembrandt.
Libri të rrëmben gjatë leximit, jo thjeshtë për informacionin e thellë e të shumanshëm, për temën e patrajtuar më parë, por është edhe një udhëtim profesional përshkrimor dhe analitik i fotografisë.

8 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.