Filozofi Permes Lentes

Filozofi Permes Lentes

B24713
650 Lekë
Pierre Poulain
ISBN: 9789928259301
Publisher: Akropoli I ri
Number of Pages: 112

Ky libër u dedikohet të gjithë atyre që janë të etur të kuptojnë jetën rreth tyre, madje edhe nëse nuk shquhen për aftesi fotografike. Për të kuptuar konceptet e fotografisë nuk kerkohet asnjë njohuri teknike apo eksperiencë e
mëparshme në këtë fushë, megjithëse besojmë se trajtimi që paraqet libri ka për t'iu dukur interesant çdo lexuesi, veçanërisht atyre që e shohin fotografinë si një mjet për të zbuluar botën në të cilën jetojnë. Për ata që janë të dashuruar me fotografinë, ky libër mund të ofrojë një këndvështrim të ri, plot finesë dhe thellësi jetike, duke e arritur këtë pa kontributin e vetë aparatit fotografik. Një filozof i vërtetë mëson mbi jetën jo vetëm dhe ekskluzivisht në një klasë mësimi: jeta në vetvete, me të gjitha aspektet e saj, është shkolla dhe mesuesja e tij e vërtetë, dhe kështu, ndodh që e vërteta të mund të qaset ndonjëherë edhe përmes
lentes së aparatit fotografik.
Pierre Poulain jep mësime filozofie dhe i është dedikuar fotografisë për më shumë se 25 vite. Për të, këto të dyja nuk janë dy rrugë të kundërta, por dy shprehje të ndryshme të të njëjtit kërkimi për dituri, i cili shprehet në vetvete si bukuri
dhe estetike.

8 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.