Permbledhje Poezish

Permbledhje Poezish

B20410
1.200 Lekë
Tadeusz Rozewicz
ISBN: 9789928230249
Publisher: Poeteka
Publication Year: 2018
Number of Pages: 198

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa, pa të cilët zor se mund të hysh brenda poezisë së njërit prej poetëve emblemë për shekullin e 20-të. Teksti i parë është eseja, Fshehur në vetvete: poezia e Rơżewicz-it", me autor Tom Paulin dhe John Osborne, me esenë "Tadeusz Różewicz: Gërsheti". Krijimtaria poetike e Różewicz vjen për lexuesin me shqipërimin e Astrit Beqirajt e Ben Andonit. "Ne e kemi mësuar gjuhën nga mbishkrimet nëpër mure, këta njerëz dhe unë. Ajo ç'ka kam krijuar është poeti për të humburit nga tmerri. Për ata që janë shpënë në kasaphanë. Për të mbijetuarit", do të shkruante vetë Rozewicz për poezinë e tij. Rrëfimi i vetë Różewicz-it për jetën e tij vjen tek "Nëna niset", një vepër pjesërisht memoar, pjesërisht ditar, pjesërisht biseda të regjistruara, pjesërisht poezi, ku na paraqet tablonë e një fëmijërie që nis me një nënë tejet fetare, e cila ka lindur hebreje, por më pas u bë pjesë e komunitetit katolik. Kur lindi Tadeusz-i familja jetonte në një qytezë, por ajo kishte kaluar vite në një fshat dhe përshkrimet e gjalla të jetës fshatare, që ai i evokon në "Nëna niset", i lanë mbresa të forta poetit në të kuptuarit e potencialit njerëzor. Poemat e para të tij qenë fetare dhe kurrë nuk e humbi vështrimin e idesë së të mirës dhe së keqes. Ai pa shumë nga kjo e fundit në jetë. Pasi studioi histori arti në universitetin e Krakovit nisi të botojë poezi dhe drama dhe bëri emër në të dy gjinitë, duke zhvilluar një stil kolazhi tek dramat.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.