Kukuta E Sokratit

Kukuta E Sokratit

B20772
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Sabri Hamiti
ISBN: 9789928282569
Publisher: Albas
Publication Year: 2018
Number of Pages: 112

Vëllimin më të fundit poetik, e ka titulluar “Kukuta e Sokratit”. Sepse herët a vonë të gjithë do ta pinë atë kukutë, veçse, 50 vjet më pas që nga vëllimi i parë, këtij të dhjetit i është shtuar dhe urtia e Sokratit. Ndonëse kritik, studiues, dramaturg…, Sabri Hamiti, në thelb të gjithçkaje ka pikërisht poezinë, atë klasiken, që për të është “kunora”. “Bëj një diferencim fare të vogël mes formave letrare dhe mendoj se esenca e të gjithave është poezia. Ajo është koncentrat.
Gjithçka është çështje formash dhe normash të shkrimit, por thelbi është poezi”, thotë Hamiti. Tek ai jetojnë natyrshëm të gjitha llojet e shprehjes, por më e vështira do të ishte të fliste për krijimtarinë e vet. “Mendimi i një autori për veprën e vet nuk vlen më tepër se mendimi i një lexuesi të zakonshëm. Libri është i imi deri në momentin që nuk është i botuar, më tej mund ta konsideroj si tekst të tjetrit”, thotë ai.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.