Erotika

Erotika

B21108
800 Lekë
Janis Ricos
ISBN: 9789928292230
Publisher: Dituria
Publication Year: 2019
Number of Pages: 124

"Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar, për lakonizmin artistik, formën minimaliste, ku gjallon një numër i pafundmë figurash, simbolesh mitike e biblike dhe elementesh natyrore. “Erotika” ndahet në tri pjesë, të cilat që në titull përçojnë veçanësinë e stilit dhe përmbajtjes së tyre. Pjesa e parë që përbëhet nga 44 poezi të shkurtra, ka si titull “Suitë minore në të kuqe maxhore”; pjesa e dytë është një poemë strofash të shkurtra, me titullin “Trup lakuriq”; ndërsa pjesa e tretë, “Fjala mishtore”, i afrohet më tepër prozës poetike, dhe përfshin 12 shkrime poetike.  
“Erotika” është e zhveshur nga miklimet poetike, ka spontanitetin e erotizmit të pastër, burimor. Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. Lexuesi shqiptar do të njohë një Ricos të zhytur kokë e këmbë në dashuri, një Ricos panteist, në poezitë e të cilit shpirti erotik gjallon kudo, në fruta, në sende, objekte, peizazhe, pemë, zogj etj.  Në një intervistë Ricosi shprehet që erotizmi i poezive të tij, është antidoti ndaj zvetënimit të pamëshirshëm, që sjell koha dhe rreshkja e trupit. Poezia e Ricosit është provokuese deri në asht. Ajo shenjon ndërthurjen e pazgjidhshme mes fjalës e trupit, e cila mishërohet mjeshtërisht, që në poezinë hyrëse."

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.