N'nji Fije T'thelle Gjaku

N'nji Fije T'thelle Gjaku

B21454
Out-of-Stock
900 Lekë
Ledia Dushi
ISBN: 9789928313126
Publisher: Onufri
Publication Year: 2019
Number of Pages: 220

Poezia e mirëfilltë fton, ashtu siç një dhembje e shprehur bukur, me hollësira trembëse dhe frymëzuese, etet të takohet, të njësohet e pastaj të shndërrohet në dritë (mençurie, përvoje e paqeje) me një dhembje të ngjashme, por e cila ngurron t’i hapet dikujt tjetër. Në ortekun e shkrimeve e botimeve të sotme, njëherazi me shtimin e moslexuesve, ftesat nuk numurohen dot, por shumica dërrmuese e tyre janë të rreme dhe nuk e kapërcejnë nevojën, por edhe këmbënguljen e pamëshirshme të autorëve për të përvetësuar kohë e emër nga lexuesi, ose thjesht për të fituar dhunshëm thelbin që nuk e kanë. Ndaj edhe tani, më tepër se kurrë, mundësitë e lexuesit për të gjetur poezinë e epërme, atë që krijohet për hir të mbijetesës e përkryerjes shpirtërore, janë shumëfishuar. Kjo tingëllon si sajesë, por, për fat të mirë ndodh, dhe ndodh edhe falë dyndjes së të ashtuquajturve stile, mjete, shkolla, vizione poetike etj, pavarësisht se sasia e këtyre të fundit duket sikur e ka shfarosur përfundimisht cilësinë. Poezia e mirëfilltë fton dhe gjen.
Poezia e Ledia Dushit nuk vjen në shqip nga diku e dikur, sepse është kudo e kurdo për lexuesin e përkushtuar. Ajo fton heshturazi vetëm ata që janë në gjendje ta përjetojnë, ose ata që ëndërrojnë dëshpërimisht rritjen shpirtërore përmes poezisë.
Ardian Kyçyku

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.