Tango Ne Prill

Tango Ne Prill

B21461
600 Lekë
Adriatike Lami
ISBN: 9789928233721
Publisher: Pegi
Publication Year: 2019
Number of Pages: 166

Tango në Prill
Kërce me mua, ma merr dorën,
Nën hijen e hënës më vërej gjatë.
Kërleshi këmbët si nëpër pe dëshire,
Zjarr bulëzo, ndiz me bashkën e artë.
Kërce me mua, ashtu trup më trup,
Ngjitur sa hapi të bëhet njësh unik,
Të shoh në sy ,më drejton thellë syri yt,
Ai është tamam muzikë e kthjellët, muzikë.
Po ç’është ky vallëzim i panjohur më parë,
Që qenia e pranon ashtu krejt rrëmbimthi!?
Më tremb epiqendra e saj e bardhë, e rrallë,
Më çmend sharmi i beftë, pasoja si stuhi dimri.
Kërce thjesht me mua, besoi hapit tim shpirt,
Aty bashkohen lumenj gjaku, mendje, zemre,
E ti i dashur, që ke vozitur lundra joshjesh pafund,
Po hutohesh pakëz nga ky përrua i vërtetë jete!
Është tango mahnitëse ky kompozim prilli,
E re, si re bore me shkulm rrënues pranvere,
Sa shumë e duan ta mësojnë ritmin nga ne,
Ata, që mëkojnë sinkron dashuri të përjetshme.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.