Vargje Te Pluhurosura

Vargje Te Pluhurosura

B10883
700 Lekë
Robert Shvarc
ISBN: 9789994341788
Publisher: OmscA- 1
Publication Year: 2020
Number of Pages: 203

“Vargjet e pluhurosura” tregojnë se Shvarc nuk ishte një poet i rastësishëm. Janë poezi kushtuar dashurisë, ëndrrave, mikut, qytetit, Shkodrës, idealeve, trishtimit, mallit… Ai vetë i quan “vargje sirtari”, që në të vërtetë janë dëshmitë e një pene të rëndësishme në letrat shqipe. Por që vetë shkrimtari vendosi t’i mbyllë në sirtar, pasi e kuptoi se duhet të hiqte dorë nga idealet.
Autori ka shkruar për to:
Janë vargje sirtari, të shkundura nga pluhuri i shumë e shumë viteve. Vargje thuajse të harruara, të ndrydhura, të frikësuara e, pse jo,
edhe të ndjekura- sepse totalitarizmi edhe meditimet krejt personale e krejt pa të keq
i quante "ideologji borgjeze me helm të sheqerosur kundër diktaturës
së proletariatit".
Ekziston një thënie e një të mënçuri: Ai që s'është idealist në moshën njëzetvjeçare, s'është njeri; ai që mbetet idealist edhe pasi
i kalon të dyzetat, është idiot." Idealizmi i brezit tim - me përjashtim të konformistëve të ndërgjegjshëm - mori fund në vitet '60,
kur u bindëm se në Shqipërinë "socialiste" s'ishte aspak puna për të mbrojtur një ideal të madh njerëzor, por vetëm e vetëm për të ruajtur një fron sundimtari.
Kam shkruar edhe unë, prozë e poezi, deri në fund të viteve '50. Por pastaj vendosa të hesht, të hesht në mënyrën time: penën e vura në shërbim të penave të fuqishme të letërsisë botërore. Pa këtë ekuilibër që arrita të fitoj për vete, do të kisha marrë fund për së gjalli. Por
edhe kjo punë ishte një punë me zarar, sepse diktatura nuk kënaqej vetëm të heshtje ndaj saj, por dëshironte edhe të flisje për të.
Brezat e rinj le të më falin, nëse vargjet e mia të dikurshme ndoshta s'do t'i ngrohin sa ç'duhet - fundja janë vargje të pluhurosura... Por për diçka duhet të jenë të sigurtë: në çdo gjë që kam shkruar ose rikrijuar, kam menduar
gjithmonë për rininë dhe për atë do të mendoj përsëri, deri sa të kem jetë.
Per botimin e këtij libri u përkujdesën me shpirt miku i tij Amik Kasoruho dhe familja.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.