Nobelistet : Antologji Poetike

Nobelistet : Antologji Poetike

B21692
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Maksim Rakipaj
ISBN: 9789928033819
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 272

Kaq shumë nobelistë bashkë! Dhe i bashkon poezia! Sa bukur! Kjo antologji, e poetëve dhe e shkrimtarëve ndër më të mëdhenjtë në botë, që kanë marrë çmimin më të lartë që jepet në letërsi, Nobelin, është një befasi në botimet tona, pasurim i mëtejshëm, me të vërtetë një vepër “nobile”/ fisnike, që i dhuron lexuesit përkthyesi dhe përgatitësi i saj, Maks Rakipaj. Mirënjohje kështu dhe botuesit “Uegen”.
Teksa për poezinë e poetëve nobelistë botimet janë të shumta e periodike në botë, po kështu dhe studiuesit, përkthyesit dhe ndjekësit e tyre, ndërsa poezia e romancierëve nobelistë, shpesh e harruar dhe nga ata vetë, përbën një zbulim dhe përmbush një kërshëri tjetërsoj, prandaj dhe ideatori i kësaj antologjie, vetë Maks Rakipaj, i ka qëmtuar ata bashkarisht dhe veç e veç, i ka përzgjedhur, ka punuar me vite, më së shumti me origjinalet e tyre në anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht dhe rusisht, me zell dhe pathos, këmbëngulës për të arritur te përmbledhja e madhe e tyre, një album emocionesh poetike e siperanëve të botës, yllësi e nobelistëve,e para në botimet e poezisë në vendin tonë e ndoshta dhe më gjerë, gjithkund.
Në botimet tona është dhe kjo përvojë, e hershme dhe e re e antologëve apo antologjistëve.
Në këtë hullí ka shkuar dhe Maks Rakipaj, ndërkohë duke sjellë dhe risinë e tij. Se ka antologji me poezinë e një autori ose me poezitë për një Emër, për Skënderbeun psh, për Naimin, Migjenin apo për Kavafis-in në Greqinë fqinje, etj, ka antologji të një vendi a gjuhe apo për një epokë apo shkollë të shkruari, metode a rryme, etj, ka dhe antologji gjenerale të poezisë botërore në tërësi, më të pamundurat, besoj, prandaj dhe rafinohen në antologji tematike, për atdheun, psh, për dashurinë, po dhe për burgun, emigracionin, antologji me poezi për shiun, për kuajt, etj, etj, pra pluriantologjizëm.
Albanalogu Robert Elsie në krye, po dhe përkthyes si Aleksandër Zotos, Hans Joachim Lanksch, etj, arbëreshë në Itali, etj, gjithashtu u shquan për antologji të poezisë shqipe në gjuhë të huaja.
Kthehemi te antologjisti Maks Rakipaj. Ai me poezinë e nobelistëve sjell një joshje, pse jo, atë që mungonte në botimet tona. Një ndërrmarje e madhe dhe e vështirë, që kërkonte njohje, përkushtim, patjetër dhe pasionin e poetit.
Se shpesh pyetet: kush mund ta përkthejë poezinë? Cilët janë mediumet e saj? Patjetër ai që është i dashuruar me poezinë, ndjekës pasionant i saj dhe që ajo, poezia, e shoqëron gjithandej si emocion i bukur, si çast, ndjehen bashkë si duart me librin, më shumë se aq, është fjala dhe për poezinë e pa shkruar, që është përjetim, ndjenjë dhe duhet zbuluar brenda vetes, te tjetri, në biseda e bëma, përreth, jo vetëm te veprat e artit, por dhe te sendet, në të përditëshmen si një prani, sa misterioze, por aq dhe e domosdoshme…
Poezia është dhe profeci. Na mbron dhe na prin. Fat, nëse dikush e shkruan bukur atë dhe përsëri fat nëse dikush na e përkthen bukur…
Përkthyesi potencialisht është dhe vetë poet.
Maksi na bind. Ai vë në dispozion pesë gjuhët e mëdha që njeh për 50 nobelistë, të mbi një shekulli, atij XX që kur u dha së pari Çmimi Nobel në vitin 1901… dhe mua befas më nëpërmendet se poeti ynë kombëtar, Naimi, kishte një vit që ishte shuar… antologjia arrin deri tani, në nobelistin më të fundit me poezi, ndërkaq antologjia mbetet kështu libër i hapur.
Por ja, ajo që thamë, befasia, paskan poezi dhe prozatorë të mëdhenj të shekullit XX, një trill rinor, jo, dhe i mëpastajmë, madje kanë dhe libra me poezi, një përplotësim i bukur kështu që Maksi na i sjell, po përdorim sërisht epitetin fisnikërisht/ ”nobilmente”.
Të sjellësh në shqip të pangjashmit e mëdhenj, origjinalët, ata që sollën risi botëore, mjeshtrit e gjuhëve të tyre, të sintaksave autentike, të figuracionit stilistikor të individualizuar, semiotikën e gjithsecilit, ekzistencializmin patjetër, simbolikën, hermetizmin, s’ka si të jetë ndryshe, t’i grumbullosh nga të gjithë kontinentet, ku ata janë aventurierë shpresash dhe të përtej ëndrrave ose thjesht të dashuruar, i ke thënë të gjitha, që aq sa gjëmojnë, janë dhe ledhatarë, buisje lulnajash, dallgë apo rënkim plage, pengje malli, protestë, heshtje eshtrash apo simfoni ndjesish, orkestra poezie, ritme dhe anriritme, rima dhe antirima, asonanca e konsonanca, imazhe të pasosura fjale, etj, etj, t’i ikësh përkthimit literal në një “rikëndim” të ri me strukturë metrike tjetër, etj, etj. Aq sa punë mjeshtërore po aq dhe marramendëse, autentike ndërkaq, ku zgjedhja, duke qenë e gjerë, duhet të jetë dhe e mirëmenduar.
Pluralizmi i stileve dhe laryshia tematike rrjedhin dhe lartësohen nga kulturat e ndryshme përkatëse, por gjithsesi këtu ato nuk diktojnë sasinë e përzgjedhur të poezive nga një autor.
Të përkthesh po ti Tagorën dhe Brodskin, Pasternakun dhe Nerudën, Asturiasin, Heminguejin, Folknerin, Simborskajan, Buninin, Bob Dilan, Soinkan, etj, etj, të arrish qasjen kumtuese, irracionalitetin e metaforës, kulturën e shpirtit dhe të nuancosh me poetikën e tyre një tjetër poezi si ajo në shqip është si të thuash të dërrmosh veten dhe secila copëz të pasqyrojë një tjetërkënd, poet të racës, ndër më të mirët e poetëve. Prej të cilëve disa patën fatin të marrin çmimin e madh “Nobel”

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.