Ndjenja E Kohes

Ndjenja E Kohes

B22252
800 Lekë
Giuseppe Ungaretti
ISBN: 9789928310330
Publisher: Pegi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 198

‘‘Ndjenja e kohës”, vëllimi i dytë me poezi i Giuseppe Ungaretti-t, botuar për
herë të parë në vitin 1933 dhe më pas i pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942,
është një ndër arritjet më të larta të tij, ku pjekuria intelektuale dhe poetike do
ta shpjerë të ndryshojë kryekëput nga Allegria, jo vetëm në temat e trajtuara,
por edhe në metrikën e përdorur. Tashmë, i dashuruar pas Canto-s italiane, i
pasionuar në zbulimin e poezisë së Giacomo Leopardi-t dhe Francesco
Petrarca-s, ai i kthehet metrikës tradicionale, vargut njëmbëdhjetërrokësh,
nëntërrokësh dhe shtatërrokësh, por duke mos humbur në asnjë çast
esencialitetin, valencën, domethënien dhe përmbajtjen e thellë që duhet të
ketë fjala në vetvete. Në këtë vëllim, Ungaretti i rikthehet neoklasicizmit dhe
barokut, të cilin e ka zbuluar udhëve dhe peizazheve të Romës e përmes
veprës së mahnitshme të Michelangelo-s.
Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës,
një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer,
qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të
përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë
që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të
shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij
medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej
në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken
objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull
të të gjithë individëve. Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat
personale dhe na dhuron kështu gjithë “ndjenjën e kohës”.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.