Mino

Mino

B22400
Out-of-Stock
500 Lekë
Zef Skiroi
ISBN: 9789928453891
Publication Year: 2020
Number of Pages: 64

Poemën Mino, Skiroi e shkroi në vitet e fundit të jetës, atëherë kur dhimbja për humbjen e të birit u përjetësua në vargje të trishta.
Lexuesi tani e ka rastin ta ketë në dorë veprën më të përkryer të poezisë sonë, poemën polimetrike “Mino” të Zef Skiroit.
Po bëhen njëqind vjet qëkur në Pjanë bashkëvendasit Poetit ia vranë djalin e parë. Me thika. Ishte një vrasje mizore. Në qoftë se letërsia jonë ka pasur një enfant terrible atëherë Skiroi ka qenë i tillë. Sipas dëshmive, që fëmijë Poeti kishte njohuri dhe kulturë të habitshme letrare. Kjo është dukuri e rrallë në përgjithësi.
Pastaj vazhdoi me krijimtarinë e vet poetike. Kur iu vra djali, ai ishte poet i admirueshëm, deri aty sa Konica ia përkthente veprat në frëngjisht tek “Albania”.
Ishte vjeç kur e mori goditjen në Pjanën e tij. Duket sikur poema “Mino” ishte një objekt ku do të derdhte dhembjen në skalitjen e saj. Dhe përdori tërë përvojën e madhe letrare e poetike.
Ja, kështu u krijua kryevepra e poezisë sonë.
Koliqi thoshte se arti i madh lind nga dhembja e madhe. Duket se “Mino” është shembulli më i përshtatshëm. Nuk do të guxonim të pajtoheshim tërësisht, por, siç na mëson Meister Eckhart, dhembja ndikon drejtpërdrejt në urtinë tonë. Nga kjo pikëpamje “Mino” është një dëshmi e rrallë, sepse është poezi, por e liruar nga ato paraqitje të kënaqësive që, në çaste të caktuara, duken të parëndësishme.
Të paktën për mua “Mino” është një vepër për t’u përjetuar, jo për t’u studiuar. Sa herë që lexoj ose e kujtoj vargun e parë:
“Këngën të çilni tesh, o Malisorë,”
unë thërres brenda vetes: Mos! Mos! si një pasthirrmë për ta mbrojtur veten nga pikëllimi i thellë. (Eqrem Kryeziu)

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.