Romance Divjakase

Romance Divjakase

B22485
700 Lekë
Mico Mone
ISBN: 9789928457516
Publisher: Irisoft
Publication Year: 2020

Nën qiej të vrejtur lulëzonin pranvera si për të respektuar stinët, ndërsa rilindjen e jetës e përjetonin flora, fauna dhe zotët paganë, ndërsa zotin e epokës së re e kishin dëbuar dhe ai e kishte humbur lirinë. Por të rinjtë lindnin me të, ju transmetohej nga prindërit që e kishin vuajtur deri në dhimbje mungesën e lirisë.Dhe janë pikërisht Flora, Era dhe Dea, ato që i dhanë emër lirisë këtë fund shekulli, me poezinë e tyre që do të prekte çdo shpirt të lirë me sinqeritetin e moshës, ku e bukura dhe guximi janë sinonime të njëri tjetrit.
E linduar në një vënd po aq të bukur si Divjaka, në të gjitha peizazhet e pa fund dhe të bekuara të sajë, do të bënte këdo që do ta takonte, të fliste me vete. Ashtu si më bënë mua të më lindë ky monolog, mbas çdo takimi nga largë me këto tre shtojzavalle dhe hedhja me një frymë në telajo, që konkretizuan një nga ekspozitat më të bukura për mua. Këto tre elementë, poezia, monologu im në prozë dhe pikturat e kësaj stine të lirisë, do tju bëjnë të ri jetoni këtë perlë lirie, që ishte në shpërthimin e saj dhe që pas pak vitesh do të pagëzojë stinën e lirisë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.