Heshtje Kumbuese

Heshtje Kumbuese

B22935
1.000 Lekë
Rose Auslander
ISBN: 9789928230416
Publisher: Poeteka
Publication Year: 2021
Number of Pages: 119

Rose Ausländer është pa dyshim një nga poetet më të rëndësishme të gjuhës gjermane të shekullit të 20-të. Vepra e saj përfshin më shumë se tre mijë poezi, përmes të cilave autorja arriti të krijojë një rreth të gjerë lexuesish dhe të fitojë njohje të gjerë në të gjithë botën, duke u vlerësuar me çmime të shumta letrare.
Në thelb poezitë e Rose Ausländer-it vërtiten rreth temave të përndjekjes, arratisjes, judaizmit, mërgimit, tëhuajësisë, gjuhës - si mjet shprehjeje, dashurisë, vetmisë, pleqërisë dhe vdekjes. Një motiv tjetër që përshkon veprën e saj poetike është ai i humbjes së atdheut dhe kërkimi i një atdheu të ri. Atdheu i saj është zhdukur: peizazhi i butë kodrinor i Bukovinës, toka e fëmijërisë, ka humbur. Vendlindja e saj ra viktimë e përndjekjes naziste të hebrenjve.
Meqenëse bota nuk i ofroi më asaj asnjë atdhe, ajo u detyrua të kërkojë një atdhe jashtë botës. Për të, si poete, ekzistonte kjo mundësi. Ishte "Mëmëdheu - fjalë", që e krijoi vetë.
Fjala u bë mëmëdheu i saj shpirtëror dhe i pashkatërrueshëm: "Atdheu im ka vdekur / ata e varrosën atë / në zjarr / Unë jetoj / në mëmëdheun tim / në fjalë". Poetja e rikrijoi identitetin dhe ekzistencën e saj përmes fjalës, përmes verbit poetik.
Rose Ausländer kishte ndikim të padiskutueshëm në poezinë moderne gjermane dhe krijoi një vepër poetike magjepsëse, ku pasqyrohen përvojat e jetës së saj plot ngjarje, njohja e të cilave është e domosdoshme edhe për t'i shijuar e kuptuar më mirë poezitë e këtij vëllimi në përkthimin e tyre në gjuhën shqipe.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.