As Terr, As Drite

As Terr, As Drite

B23271
Out-of-Stock
700 Lekë
Ardita Jatru
ISBN: 9789928234704
Publisher: Naimi
Publication Year: 2021
Number of Pages: 121

Thonë që dilema, mëdyshja, gjykimi alternativ është tipar i intelektualitetit. Duke e ditur që ambiguiteti (shumëkuptimësia) është në thelb të artit, autorja e këtij libri, Ardita Jatru, e ka kthyer dilemën nga një cilësi filozofike të qenies njerëzore në një instrument estetik të poezisë.
Edhe titulli i përzgjedhur, “As dritë, as terr”, e shpreh këtë. Poezia e Arditës është poezi e dilemave, siç është vetë natyra njerëzore. Nuk është as andej, as këndej: ajo është në dilemë, në mëdyshje: “As dritë dhe as terr./ Diku në mes po humb”; Jam midis pikëpyetjes dhe pikëçuditëses; “Jam pa atdhe/ Ësht’ e xanun toka”. Poetja shkon deri sa edhe vetveten e ndan në dysh: “Unë edhe Unë iknim/ të pandërgjegjshme për ku”; “Vetmi,/ a je për një cigare”.
Ardita Jatru është poete; nuk bën poeten: ajo nuk thërret në ndihmë as atdheun, as shqiponjën; as qiellin dhe as lulet që ta bëjnë poete.
Muza e saj ndizet edhe atëherë kur nuk e pret, duke të befasuar me gjetjet, fabulat dhe zbulimet e saj poetike: vargu i saj e ka të gjithë spektrin e dritës dhe menu-së për të cilin ka nevojë një shpirt dhe një tru i etur dhe i kultivuar për emocione fine. Ndjenja është skajore, sinqeriteti poetik i pakompromis, spiritualiteti i saj shpesh “kthehet” në send që mund ta shohësh e prekësh: “Kam në kokë një qen/ që natën leh a qan/ s’e di,/ i lidhur pas një brenge/ shuan etjen në tenxheren me ëndrra të ndenjura”.
Si përmbyllje të këtij prezantimi po sjell këto vargje të A. Jatru: Merre daltën Vdekje e bardhë/ dhe gdhend në trupin tim një shtatore antikiteti,/ punoje bukur mermerin e me ndjenjë,/ të duket prekja jote nëpër kofshë e krahë,/ e, kush ta shohë, të mbetet i shtangur: “Kjo vepër arti të trondit si vdekja”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.