Vita Nuova

Vita Nuova

B23514
800 Lekë
Dante Alighieri
ISBN: 9789928185952
Publication Year: 2021
Number of Pages: 120

Përveç Dantes të zhytur kokë e këmbë në politikën e kohës, syrgjyn pse i dënuar me vdekje në mungesë - që nga gjithë ky tension prodhoi "Komedinë Hyjnore" - kemi edhe Danten djaloshar, që na ka lënë një xhevahir të rrallë, libërthin "Vita nuova".
Një libër dashurie, me vargje për gruan qe ai desh më shumë se gjithçka në jetë, Beatrice Portinari-n dhe që vdiq, njezetepesëvjeçare. Këtu poezia është e ndërthurur ngushtësisht me prozën, që i bën kronikën kësaj dashurie, kujton rrethanat që ia frymëzuan vargjet, domethënien e tyre, por ka edhe ekskursione të shkurtra mbi tema linguistike e letrare. Ky raport i brendshëm poezi-proze i dhënë
jetë një zhanri të veçante letrar, te quajtur "prozimetër". Në një Firence që nuk i del emri kurrë, Poeti ynë herë e fsheh dashurinë pas vashash-shqyt e herë e shpall dhe ajo dalëngadalë ngrihet nga përvojë personale në vegël përsosmërie morale, në inteligjencë eprore. Eshte fillimi i atij rrugëtimi madhështor që në fund të jetës do ta shpjerë Poetin ta takojë Beatriçen në "Parajse".

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.