Mbi Natyren

Mbi Natyren

B24900
1.500 Lekë
Lukreci
ISBN: 9789928354402
Publisher: Onufri
Publication Year: 2022
Number of Pages: 161

Mbi jetën e Lukrecit nuk dimë asgjë me siguri. Thonë se u lind ndërmjet viteve 99 dhe 95 para erës së re (e.r.); nuk dihet me saktësi as vendlindja e tij, as se ç'mësime bëri; nuk dihet a shkoi edhe ky në Greqi, si shumë romakë të tjerë, për të plotësuar kulturën e vet. Me sa thuhet, vdiq në vitin 55 para e.r.
Lukreci jetoi në një nga periudhat më tragjike që ka kaluar Roma. Ende nuk ishin mbyllur plagët e mëdha që shkaktoi lufta civile. Pastaj me ardhjen e Marit dhe të Silës filluan grindjet, tradhtitë, hakmarrjet, gjaku shkoi rrëke. Në fund u shtua edhe komploti i Katilinës. Në të gjithë këtë stuhi ngjarjesh tragjike binin me mijëra e mijëra viktima. Tokat ishin shkretuar e braktisur, bujqësia ishte lënë mbas dore. I gjithë ky mjerim e shkatërrim gjen jehonë të fortë në zemrën e pikëlluar të Lukrecit, i cili kërkon të mbretërojë paqja në botë. Në invokacionin, drejtuar hyjneshës Venus, ndër sa të tjera thotë:
Pra aq ma tepër kësaj vepre time jepi një shije të mos njohë mbarim;
shueje njëheri, o hyjneshë e dashun, këtë lakmi mizore të vllavrasjes, që ka shpërthye gjithkund për tokë e det, se vetëm ti mundesh me i sjellë njerëzimit paqë e gëzime.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.