Damar Dheu

Damar Dheu

B25168
700 Lekë
Mirela Papuciu
ISBN: 9789951083669
Publisher: Buzuku
Publication Year: 2023
Number of Pages: 122

Cilat janë disa nga vlerat kryesore të poezisë së MIRELA PAPUCIUT? Do ishte fare e përgjithshme ta cilësoja "e veçantë", ndonëse ajo është e tillë, falë mençurisë, ndjenjës dhe gërshetimit të tyre. Ndjenja, çasti, vështrimi metaforik, përjetimi janë poezia e të gjitha kohërave. Poezia e saj nuk është eksklamative, s'ka britma, përbetime dhe figura e trope të papri- tura, por vjen me një natyrshmëri të habitshme. Emëruesi i të gjitha poezive është meditimi. Mirela flet me vete, thotë ato që përjeton çdo ditë, mat me pëllëmbët e mendjes dhe "ia tregon" vetes me një pëshpë rimë trishtimi të ndritshëm, nganjëherë me melankolizëm, nganjëherë si aksiomë, që s'mund të jetë ndryshe në poetikën filozofike.
Tematikat vijnë nga e përditshmja që nis me familjen, vijon me kujtimet dhe ringjalljen e tyre, zgjerohet me mallin, kalon te plagët sociale e shu- mëçka ngjall trishtim e dhembje që ajo e përcjell të metaforizuar... Autorja është dhe violiniste dhe e ndien mirë ritmin dhe kadencat rit- mike. Ndaj dhe në të gjitha krijimet e saj ruhet ritmi dhe kjo e bën poe-
zinë e MIRELA PAPUCIUT edhe më të vlertë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.