17-Rroksha

17-Rroksha

B25482
650 Lekë
Ilir Sinanaj
ISBN: 9789928234919
Publisher: Naimi
Publication Year: 2023
Number of Pages: 79

Në parathënien e librit autori ndër të tjera thotë: “Çfarë kam dhënë në këtë vëllim? Këto krijime letrare dua t’i quaj poema shtatëmbëdhjetë-rrokshe ose shtatëmbëdhjetë-rroksha (17-rroksha). Ideja më lindi nga ajo çka kam hasur në poezinë japoneze. Bëhet fjalë për poezinë e llojit hajku. Përpara se të thellohem më tej, dua të shpreh se nuk marr përsipër të shpjegoj se çfarë është krijimtaria letrare japoneze. Ajo që dua të bëj me këtë parathënie është një bashkëbisedim me veten time, duke vënë në pah se si perceptimi im për hajku-n bëri që të nxirrja një krijimin tim, gjë që më dha vërtet kënaqësi dhe e shijova.
Nga ana tjetër, dëshiroj – gjithmonë në lidhje me veten time – që, nëpërmjet kësaj parathënieje të shpalos idetë e mia për hajku-n, pa dashur të skalis një analizë letrare, por thjesht si një mënyrë falënderimi për lëvruesit e kësaj poezie, si dhe për çdokënd, veprimtaria e të cilëve, në bashkësinë njerëzore mbarë botërore bëri që unë të kisha një lëndë, e cila do të më frymëzonte të krijoja 17-rrokshat.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.