Shah Name

Shah Name

B10505
1.000 Lekë
Firdeusiu
ISBN: 9789995685959
Publisher: Naimi
Publication Year: 2010
Number of Pages: 416

“Shah-name” e Firdeusiut përfaqëson një prej përmendoreve madhështore të kulturës botërore, që bashkërenditet për nga fuqia shprehëse me eposin homerik helenik - “Iliada” dhe “Odiseja”, me “Vedat” sanskrite, me “Ramajana-n” dhe “Mahabharata-n” hinduse, me “Gilgameshin” e shumerëve dhe “Qadesh-in” e egjiptianëve të vjetër, me “Torah-un” aramaik e “Eneida-n” romake.
Sipas studiuesit italian I. Pizzi, njëkohësisht dhe përkthyes i “Shah-name-së” në italisht me titull të kalkuar “Il libro dei Re”, Firdeusiu, “qendron denjësisht përkrah Homerit e Dantes, Eskilit, Virgjilit e Shekspirit, të cilëve kohët që erdhën pas tyre u mbeten borxh”. Sipas studiuesit gjerman Kurt Gostentschnigg, poeti i madh pers i “Shah-name”-së mund të quhet “Homeri i Lindjes”. Në “Shah-name” ka po aq tragjedi për çështjen e fronit e të kurorës, sa thuajse në gjithë letërsinë e kalorësve dhe heronjve europianë, deri tek tragjeditë e Shekspirit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.