Ringjallja E Pulebardhave

Ringjallja E Pulebardhave

B11872
Out-of-Stock
700 Lekë
Diamanta Zalta Nikollau
ISBN: 9789994302239
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2011
Number of Pages: 323

DIAMANTA ZALTA NIKOLLAU ka lindur në Tiranë, më 25 qershor 1956. Që kur ishte nxënëse në gjimnazin“Partizani”, ka botuar poezitë e para në gazetat “ ZËRI RINISË” dhe “DRITA“. Në vitin 1972, gazeta “DRITA“ botoi një almanak me poezi nga talentet e reja. Në këtë botim, titulluar “Hapat e para“, u zgjodhën edhe poezi të autores së këtij libri. Autorja është nderuar me çmime në aktivitete të ndryshme letrare dhe me çmim të dytë në Konferencën e Talenteve të Reja të rrethit të Tiranës, në vitin 1974. Çmimi iu dorëzua atëherë nga poetja e re Natasha Lako, krijimtaria e se cilës luajti një rol të rëndësishëm në hapat e saj të para në fushën e poezisë, duke mbetur edhe sot një idol për autoren. Në vitin 1979 përfundoi studimet e larta për ekonomi kontabël dhe botoi shkrime me karakter ekonomik në gazetat “Bashkimi “ dhe “Puna”. Që nga viti 1990, jeton në Greqi me familjen; bashkëshortin dhe dy fëmijët. Me botimin e këtij libri, autorja kërkon të bëjë lidhjen e fillit të këputur të së kaluarës me të sotmen, duke u paraqitur para lexuesit “me veten e saj të re“, siç shprehet edhe në njërën prej poezive të saj.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.