Renkimi I Shiut

Renkimi I Shiut

B12587
2.000 Lekë
Flutura Acka
ISBN: 9789994351770
Publication Year: 2012
Number of Pages: 402

Poezi-Botim i plotë
1993-2011
Poezia e Flutura Açkës është e vërtetë, larg prej marrjes së pozave, poteres së tepërt dhe përdorimit të fjalëve boshe... Ajo ç’na tërheq në të vërtetë është HARMONIA.
[Bardhyl Londo, 1993]
Flutura Açka është një ndër poeteshat e reja më të talentuara...
[Dritëro Agolli, 1994]
Flutura Açka është një poeteshë me dhunti të veçanta artistike, që e shpie lexuesin drejt një vetëdijësimi të plotë, drejt rimëkëmbjes shpirtërore.
[Ahmet Selmani, 1997]
Poezia e Flutura Açkës sjell në poezinë shqipe një ndjeshmëri të natyrshme, të sinqertë. Ajo nuk ngurron të artikulojë botën e brendshme të gjinisë. Thjesht. Qartë. Bukur.
[Flora Brovina, 1998]
Flutura Açka është një nga poeteshat shqiptare sqimatare...[Daccia Maraini, 2002]
Flutura Açka është një poeteshë me kulturë të gjerë letrare... Vokacioni poetik i Flutura Açkës të shpie nga prirja e veçantë stilistike motivore dhe tematike.
[Prof. Hamit Xhaferi, 2002]
E menduar dhe pothuajse bisedimore, si e lidhur te fati i luhatjeve të jetës, është poezia e Açkës, ku trupi shfaq sërish “ritmikën e ndjenjave” të pashpallura. Açka është një transkriptuese e fortë e emocioneve... [Ennio Grassi, 2004]
Açka është ndër krijueset mjaft e njohur në republikën e poezisë… Flutura Açkës, i ka munguar poezisë sonë. Gruaja është aty, e pranishmja, e munguara!
[Emin Kabashi, 2004]
Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Açka është një e tillë... Të shkruash bukur s’është e lehtë. Açka di ta bëjë këtë, shkruan bukur.
[Prof. Josif Papagjoni, 2006]
Shpesh vepra e saj s’është veçse një figurë... një shprehje e gjatë e figurshme, tepër e gjatë, që s’mbaron, njëlloj si kënaqësia që të jep dashuria e gjatë.
[Prof. Afrim Karagjozi, 2007]
Flutura Açka është si Marguerite Duras — mbiemocionale...[Amelija Liçeva, 2007]
Është fjala për një poezi, përkatësisht një ngasje poetike drejt mirësisë, poezi që në thelb, pavarësisht ngacmimit frymëzues, rrezaton mision drejt përsosmërisë.
[Ali Aliu, 2007]
Introspeksioni dhe psikoanaliza spikasin në veprat e Flutura Açkës... ku ndjesitë mbeten të pacënuara edhe pas emigrimit nga e shkuara.[Raffaele Nigro, 2010]

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.