Udherrefyesi Poetik I Shqiperise

Udherrefyesi Poetik I Shqiperise

B13900
800 Lekë
Manuel Montobbio
Publisher: Poeteka
Publication Year: 2012
Number of Pages: 124

Ky botim është fryt i bashkëpunimit mes shtëpisë së njohur botuese spanjolle “Icaria” dhe “Botimeve Poeteka”. Në vendin e tij, Spanjë, autori është emër i njohur, pasi nuk është hera e parë që boton. Ndërsa për lexuesin në Shqipëri, ky emër përbën befasi, pasi Manuel Montobbion lexuesi shqiptar është mësuar ta shohë zakonisht nën petkun e përfaqësuesit diplomatik, që vetëm pesë vjet më parë themeloi dhe vuri në funksionim shërbim diplomatik të Spanjës në Shqipëri pas viteve ‘90. “Guida poetike e Shqipërisë” (Guía poética de Albania) është ftesë për një rrugëtim nëpër Shqipërinë historike, kulturore dhe gjeografike. Një rrugëtim në zemrën dhe shpirtin e Shqipërisë, dramës, miteve, universit të saj simbolik. Guida na udhëheq drejt 5 stacioneve: Tirana, Bunkerët, Burrneshat, Erërat e Shqipërisë dhe Qiejt e Shqipërisë. Është një simfoni më vete, me pesë lëvizje, përmes së cilave hyjmë në realitetin... dhe përvojën e ngjarjeve të mëdha përcaktuese për Shqipërinë bashkëkohore, individët dhe referuesit e saj kolektivë, si dhe në çështjet dhe dëshirat e mëdha që shqiptarët përballin në botë. Por, pavarësisht nga trajtimi dhe titulli intrigues, kinse një giudë-udhëzues, libri mbetet poetik mbi të gjitha.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.