Poezi Te Zgjedhura Friedrich Holderlin

Poezi Te Zgjedhura Friedrich Holderlin

B16298
500 Lekë
Friedrich Holderlin
ISBN: 9789928113344
Publisher: Zenit
Publication Year: 2015
Number of Pages: 64

Fragmente nga libri: Gjysma e jetës Me dardha të verdha dhe Trëndafila të egër ngado Varet bregu mbi liqen, Ju mjellma të hirshme Dhe të dehura puthjesh Kridhni kokat Në ujin krejt të kthjelltë. Ah, ku t'i gjej lulet Në dimër, dhe ku Ta gjej dritën e diellit Dhe hijen e tokës? Muret janë të prajtë e të ftohtë, në erë Rrapëllijnë flugerët. Shpirti i kohës Prej kohës sundon mbi kryet tim Lart në renë e rrit, o ti Hy i Kohës! Tmerr e frikë rreth meje, ngado Hedh sytë gjithçka tundet e rroposet. Ah! Si djalosh, shpesh vështroj përdhe, Shpëtimin prej teje e kërkoj ndër guva, Dhe kërkoj, i marri, një vend, Ku ti s'je, o Rrënues! Lermë, o Atë, tembramja të Të takoj Syhapur! A nuk e zgjove Ti për s'pari me rreze Shpirtin në mua, a nuk më solle, Ti, o Atë, mrekullisht një jetë?! Vërtet, nga degët e hardhisë na bulon forcë e shenjtëruar; Në ajër të butë takon vdekatarët një Hy i kthjellët, Kur prajtë këta nëpër korie enden; E prapë Ti, o i Gjithpushtetshëm, u zgjon Djemve shpirtin e qashtër, dhe u mëson Artet e urta e të moçme; e keqja veç Stërkeqet, për të shpejtuar fundin, Kur ti, o Rrënues, ta vësh përfundi!

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.