Shpirti Kalendar I Mullirit

Shpirti Kalendar I Mullirit

B16998
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Riselda Sejdija
ISBN: 9789928200280
Publisher: Pegi
Publication Year: 2015
Number of Pages: 105

Po si mund të rrija pa bërë një shkrim për V.K.P?! Shikoni pak se do të bëjmë pak muhabet biçim serioz dhe gallatë thartuese tani. Po si u kthyen në çikita të gjithë V.I.P-at se akoma s’po u besoj kokërdhokëve të mi,ë! Më vjen për të qeshur... Prit! Tani do vazhdoj rrjedhshëm bisedën pa gropa... Ulesh në një ambient, pret e pret dhe të shfaqen shumë njerëz të rëndësishëm”Very Important Person”(V.I.P) Kur ç’të të shoh 1 person e shikoja 10999 herë në të 700 e sekondës po njësoj... Pra duke kopjuar asgjësimin, shtohet VIP-i me esencë çikitash pa mbarim me një sozi të vetme pa ndarje produktesh jetike dhe morale. Me pak fjalë, një tufë majmunësh pa banane në dorë... E di pse nuk e mbajnë bananen, se akoma nuk e kanë parë more... se po ta shohin tek një VIP, të nesërmen i ke me tufë bananesh në duar... Pupu, çfarë dhimbje koke! Tani shikoni më të fortën, organizon robi i shkretë një event dhe fton Rripa, më falni VIPA, që t’i vijnë... Të gjithë vijnë dy orë me vonesë se janë Rripa, m’falni Vipa domethënë. I bie robi i shkretë celularit të VIP-it, por ai nuk përgjigjet se është Rrip, më falni VIP. Pret në festë derisa të vijë dhe sa vjen, rri 5 minuta dhe ikën. Del robi i shkretë e pret në event derisa të vijë dhe sa vjen rri 5 minuta dhe tak ikën se vipat duhet të ikin patjetër të parët dhe të vijnë të fundit se janë Rripa m’falni Vipa. Të flet Vipi njëherë në rrugë, herën tjetër nuk duhet të flasë më, se është Vip, Rrip, Vip , Rrip, ohuuu tani!

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.