Ushtrimet E Melankolise

Ushtrimet E Melankolise

B17148
950 Lekë
Prec Zogaj
ISBN: 9789928213006
Publisher: Mapo Editions
Publication Year: 2016
Number of Pages: 144

Për Lezhën, për nënën, për kohën, jetën e dashurinë, për vdekjen, melankolinë, poezinë e poetët… Janë këto disa nga temat që prek poezia e përmbledhur në 157 faqet e përmbledhjes, që Zogaj e ka ndarë në katër cikle poetike; E paanë jeta, një klithmë larg fundit– ku spikatin poezi për vendlindjen, dhimbjen, vdekjen, zgjimet… Ushtrimet e melankolisë është cikli i dytë, të cilin autori e ka zgjedhur të titullojë përmbledhjen, si një përgjigje e natyrës së poezisë së Zogajt. Cikli i tretë, Na ishte njëherë poezia sjell ndjenjat e poetit dhe poezisë, jo më si krijim i dalë nga fantazia dhe pena, por si një entitet më vete, madje edhe krijues, ndërsa autorin e mundon pyetja …’po të më dojë poezia mua’, disa faqe nga ky cikël ua ka kushtuar poetëve, bashkëvendësit të tij Ndoc Gjetja, Fatos Arapit, portugezit të famshëm Fernando Pessoa, me të cilin Zogaj bën edhe analogji: “Shumë e kanë menduar Pessoa–n si poetin e vetmuar, të izoluar nga shoqëria, por unë kam lexuar ese dhe artikuj të tij, ku ai duket shumë i angazhuar politikisht. Jo si një eksponent politik, por si një qytetar”, rrëfen Zogaj, ndërsa edhe veten e sheh po ashtu; një poet që nuk ka pushuar kurrë së qeni i tillë, i angazhuar edhe politikisht. Ndaj edhe këtë libër e sheh si një lloj replike, jo e llojit politik, por me pretendimit e një replike artistike përkundrejt atmosferës së kohës, të cilën Zogaj e cilëson si të mbushur me tension, arrogancë, dëshpërim e dhunë. Ky është kontrapunkti i tij poetik, dimensioni i ndjenjës që i përgjigjet realitetit. Cikli i katërt dhe ai që përmbyll këtë libër, i cili pas pak ditësh do të gjendet në të gjitha libraritë e vendit, titulluar Koka ka rritur shpejtësinë, është një lloj përsiatjeje filozofike e shpirtërore mes nostalgjisë për të kaluarën, gëzimit të çastit, të ardhmes që bëhet e shkuar pandalshëm.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.